Për Barçën vazhdojnë dhimbjet e rritjes dhe lufta me tifozët!

Plot 5 000 spektatorë refuzuan të shkonin në “Kamp Nou” si hakmarrje për atë që e cilësuan si tradhëti të klubit në Ligën e Europës, ku 20 000 tifozë gjermanë u lejuan të ishin në stadium thjesht për t’u marrë 3 milionë euro. Kjo temë duket se po ndikon rëndë tek yjet e rinj dhe disa të tjerë disi të çoroditur të Barcelonës, dhe katalanasit u mundën 0-1 në fushën e tyre nga Kadisi në ndeshjen e ligës spanjolle. Kjo do të thotë se ekipi i Ksavit është në pikë të barabarta me Seviljen dhe Atletikon e Madridit, si dhe vetëm 3 pikë mbi Betisin në renditje, ndonëse ka një ndeshje më shumë për të luajtur. Vendi i katërt dhe kualifikimi në Champions nuk janë të sigurt.

Sfidanti.al