“Masakrohet” arbitrimi në Spajnë pas fitores së Atletikos së Madridit

Ky ekip është mësuar tashmë të luajë në inferioritet numrash në fushë, dhe kështu ndodhi edhe në javën e fundit. Atletiko e Madridit fitoi 2-1 ndaj Espanjolit në një ndeshje të çmendur në “Uanda Metropolitano” duke mbetur në garë për Championsin vitin e ardhshëm, ndërsa arbitrimi u “masakrua” nga mediat. Penalltia e dhënë në 98’ për Atletikon dhe shënuar nga Karrasko, mund të mos jepej sipas të përditshmes “Marka”, ndërsa skuadra e Simeones duhej të kishte marrë një tjetër shumë më të pastër, më herët. Po ashtu, përjashtimi i mesfushorit afrikan Kondogbia u cilësia i tepruar, pasi kartoni i dytë i verdhë për të nuk duhej të kishte ekzistuar. Më pas, arbitri u ngatërrua duke i dhënë të verdhë Felipes së Atletikos, ndërsa duhej t’ia kishte dhënë kroatit Vrshaljko. “Arbitrimi në Spanjë është “pakogjë”, i keq dhe i rrezikshëm”, – është përfundimi i “Markës”.

Sfidanti.al