“Golat e Ronaldos? Po bën vetëm atë për të cilën paguhet”

Legjenda e Arsenalit, Jan Rajt, ka dy mendime lidhur me CR7-ën dhe me Mançester Junajtidin. Ish-sulmuesi, i kthyer sot në opinionist, gjykon se ndikimi i Kristiano Ronaldos tek “djajtë e kuq” është shumë i madh, veçse shton se portugezi nuk duhet të mburret shumë. “Nëse nuk do të kishin Kristianon, – thotë Rajti, – ata do të ishin shumë larg vendit të katërt tashmë. Ronaldo po shënon golat, por është duke bërë thjesht gjënë për të cilën paguhet”. CR7 është lojtari më i paguar i Premier Ligës, me mbi 21 milionë paundë stërlina në sezon. Rajti ka frikë se me formën e tanishme, Mançester Junajtidi rrezikon të pësojë një tjetër humbje 0-5 në ndeshjen e së martës ndaj Liverpulit në “Anfild”, aq sa u mund nga të kuqtë e Klopit në “Old Traford” në fazën e parë të Premier Ligës.

Sfidanti.al