Femrat e para në Maratonën e Bostonit, ndodhi 50 vjet më parë!

E tregon fotoja që është bardhezi dhe në të cilën janë shtatë nga 8 heroinat që bënë të ndodhte një ngjarje për herë të parë. Në SHBA, tetë gra morën pjesë në mënyrë rishtare në Maratonën e Bostonit në 17 prill 1972, pra plot 50 vjet më parë. Ato ishin Nina Kushçik, Keti Suitzer, Elein Pedersen, Xhini Kollins, Pat Barret, Frensis Morrison, Sara Mej Berman dhe Valeria Rogosheske. “Në atë kohë na thanë se kjo do të ishte e dëmshme për ne femrat, – kujtojnë protagonistet, – na thanë se do të na binte mitra në tokë nga tronditja”. Asgjë nuk ndodhi dhe femrave iu hap rruga për në garën më të vështirë të atletikës. Fituese atë ditë doli Nina Kushçik me kohën 3 orë, 10 minuta e 26 sekonda.

Sfidanti.al