Ekipi është në vendin e 17-të dhe rrezikon edhe rënien, por gjithsesi nuk është fundi i botës. Sportingu i Gihonit ishte shumë i tronditur pas disfatës me Oviedon, në derbin e ligës së dytë spanjolle luajtur në Gihon, ndërsa në fushë ndodhën skena vërtet të papranueshme për futbollin. Portieri mik, Hoan Femenias, u sulmua nga shumë prej lojtarëve vendas, me njërin që fillimisht e shtyu fort, me të tjerët që e rrethuan, e shtynë, e goditën dhe madje e kapën për fyti. U desh të vinte një futbollist tjetër i Gihonit, Gaspar Kampos, që ta largonte portierin nga duart e shokëve të ekipit. Më pas, në fushë u futën forca të policisë të cilat u treguan të ashpra. Trajneri i Oviedos, Ziganda, tha se ndoshta lojtarët e Gihonit u ofenduan nga festimet e ekipit të tij, dhe “për këtë gjë unë mund të kërkoj falje, nëse ka qenë shkak, por gjithsesi kur fiton edhe dëshiron të festosh”. Pritet që Disiplina sportive në Spanjë të marrë masa të ashpra për lojtarët e Sportingut.
Sfidanti.al