Dy prej tyre janë kuqezinj, ndërsa njëri është i Kosovës. Do të ketë pjesëmarrje të rëndësishme shqiptare sonte në Serinë A italiane, me ndeshjet Napoli-Roma dhe Atalanta-Verona. Në stadiumin “Maradona”, zot shtëpie do të jetë Amir Rrahmani, mbrojtësi i Kosovës, ndërsa mbrojtësi i Shqipërisë, Marash Kumbulla, pritet të jetë titullar. “La Gazeta delo Sport” i vendos përballë në ndeshjen e orës 19:00. Në 21:00 luhet dueli tjetër, ai mes Atalantës e Veronës, dhe lajmi është që Berat Gjimshiti është kthyer nga dëmtimi. Jo vetëm kaq, por qendërmbrojtësi i kombëtares shqiptare pritet të jetë titullar. Në ndeshjen e parë, Napoli-Roma, luftohet për titullin nga ana e napolitanëve, por edhe për kualifikimin në Champions nga kryeqytetasit. Në sfidën tjetër, Atalanta synon të jetë të paktën në kupat europiane edicionin e ardhshëm.
Sfidanti.al