Mesfushori portugez për fat nuk pati asnjë problem, por ndoshta mund të ketë qenë i shqetësuar pas asaj që ndodhi. Bruno Fernandes u përfshi në një aksident automobilistik në zonën e Mançesterit, jo shumë larg nga qendra stërvitore e Junajtidit në “Karrington”. Makina e tij “Porshe” u përplas me një mjet tjetër që duket i parkuar pranë një ndërtese të ulët, në një rrugë të ngushtë. Ngjarja për Bruno Fernandesin ndodh një ditë përpara përballjes ndaj Liverpulit në “Anfild” për Premier Ligën, ndonëse nuk duket se trajneri Ralf Rangnik mund të ketë ndryshuar planet e tij. Mesfushori duhet të jetë titullar, por ndoshta nuk do të jetë në formën më të mirë, apo në gjendjen më të mirë psikologjike.
Sfidanti.al