Sapo presidenti Duka është nisur për në Mal të Zi për të takuar presidentin e Federatës së Futbollit, Dejan Saviçeviç, për t’i blerë mëndjen dhe votën për në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s, në Federatë, sa hap e mbyll sytë, ka nisur një anketë me zë të ulët, në të cilën pyetej : cili futbollist ju ka lënë më shumë mbresa, Bergomi i Interit apo Saviçeviç i Milanit ? Si në një mëndje, zyrtarët, kanë votuar për mbrojtësin dhe aspak për dribluesin gjenial, që përkedhelej nga Berluskoni me nofkën “Gjeniu”.
Kur pyetën veçmas njërin nga punonjësit e FSHF-së, përse ky ç‘rregullim në shije, aq më tepër, mu në zemër të Intitucionit , përgjigja ishte çarmatosëse: “ Na pëlqen Bergomi sepse ai nuk e ka cenuar rrogën tonë, kurse vota e Saviçeviçit na ka prishur gjumin dhe..shpirtin”
Sfidanti .al