Ançeloti barazon rekordin e Murinjos dhe të Guardiolës

Si trajner vazhdon të synojë titullin e katërt në Champions, pas dy të tillëve që fitoi me Milanin dhe njërit me Realin. Po aq sa Bob Pejsli i Liverpulit dhe Zinedin Zidan i Realit. Karlo Ançeloti do të donte të fitonte trofeun e gjashtë në Ligën e Kampionëve, përfshi edhe dy si lojtar, duke barazuar një personazh mitik si ish-sulmuesi i Realit, Fransisko Gento. Me kualifikimin për në gjysmëfinale, italiani ende ka shpresë ndërsa barazoi rekordin e dy emrave të mëdhenj në profesion, si Zhoze Murinjo dhe Pep Guardiola. “Karleto” arriti për herë të 8-të si trajner në gjysmëfinale të Championsit, po aq sa portugezi dhe katalanasi.

Sfidanti.al