Për tifozët e Bajernit, Julian Nagelsmani është tani një “klloun”!

Ky është çmimi i dështimit në sukses, dhe nuk ka rëndësi sesa i shkëlqyer ke qenë më parë, sesa popullor, sesa lojë të bukur ke bërë dhe fitore ke arritur. Kur një ekip si Bajerni eliminohet në çerekfinale të Championsit duke i pasur që të gjithë lojtarët në fushë, dhe përballë një ekipi inferior, atëherë tifozët shpërthejnë. Mjaftoi dështimi ndaj Vijarrealit që ultrasit bavarezë të shpërthenin në rrjetet sociale kundër trajnerit Julian Nagelsman. “Ai është një trajner-klloun, – ishin akuzat, – ai bëri ndryshime taktike dhe zëvendësime që shkatërruan gjithçka”. Tifozër ishin shumë të zemëruar që Nagelsmani hodhi në fushë Antonio Dejvisin, që ishte fajtor në golin e shënuar nga Çukueze, duke larguar Lykas Hernandezin, që ishte një nga më të mirët në fushë.

Sfidanti.al