Në Katalonjë po rreshtojnë arsyet se përse polaku dëshiron të largohet nga Bajerni. Thuhet se tani që është bërë “plak”, është bërë edhe më i vetmuar në dhomën e zhveshjes, sidomos me më të rinjtë, dhe ata që e kanë ndjekur në Bundesligë theksojnë se gjuha e trupit të Levandovskit e tregon pakënaqësinë. Po ashtu, sulmuesi nuk është i kënaqur që klubi nuk ka nxituar për të biseduar me rinovimin me të, ndërsa nga ana tjetër nuk i pëlqejnë skemat ultraofensive të trajnerit Nagelsman. Me Hansi Flikun ndihej më mirë. Për të gjitha këto arsye, Levandovski pëlqen Barcelonën, por shefi ekzekutiv i Bajernit, Oliver Kahn, u bë i gjallë duke dalë kundër rrymës. “Levandovski do të jetë me ne edhe për një sezon tjetër, – tha ai, – nuk jemi të çmendur të mbetemi pa një sulmues që shënon 40 gola në sezon”. Kjo, ndoshta, për t’i kujtuar Barcelonës se kartoni i sulmuesit arrin në 60 milionë euro.
Sfidanti.al