Shënoi 41 pikë dhe është në vend të parë në renditjen e shënuesve të këtij sezoni. Kapi edhe 20 topa në tabela duke u treguar i jashtëzakonshëm ndaj Indianës në fitoren 133-120, e megjithatë nuk dihet nëse Zhoel Embijd ka bërë mjaftueshëm për të kaluar Nikola Jokiçin dhe Janis Adetokumbon në garën për çmimin e Lojtarit më të mirë të sezonit. Gjigandi padyshim që po ndihmon Filadelfian të kthehet në kandidate për titullin në NBA, por nuk duhet harruar se në krah të tij luan Xhejms Hardeni. “Mjekra” shërbeu 14 asistë në fitoren ndaj Indianës, pra shumë nga pikët e Embijdit erdhën falë shokut të ekipit. Ndryshe nga ai, Jokiç duhet të bëjë gjithçka vetë tek Denveri, të shënojë pikë, të kapë topa në tabela e të shërbejë asistë. Edhe Adetokumbo duket paksa vetëm tek Miluoki, pavarësisht pranisë së Midëltonit dhe Holideit. Sidoqoftë, gara për “Topin e Artë” të sezonit të rregullt në NBA vazhdon e fortë.
Sfidanti.al