Në Torino, titujt e pronësuar janë plot 5, ndërsa trofetë gjithsej janë 13. Masimiliano Alegri është një nga trajnerët më të suksesshëm të Europës, dhe ka ardhur koha që të flasë për të kaluarën. Pikërisht për këtë e pyetën në një lidhje në distancë në një festival rinie në Gaeta, duke i kërkuar të thoshte se cila është fitorja më e bukur e karrierës. Alegri u përgjigj se “që të gjitha fitoret janë të bukura, por kujtoj kampionatin e fituar me Sasuolon (Serinë C – kategorinë e tretë), si dhe titullin e parë (në Serinë A) me Milanin”. Vetëm pas këtyre vijnë 5 “skudetot” me Juventusin, edhe pse janë pjesa më e suksesshme e karrierës së tij.
Sfidanti.al