Si boksier ishte më i miri i brezit të tij, dhe jo vetëm në atë peshë ku garoi. Si personazh, tepër vanitoz dhe me mendjen tek paratë (të paktën sipas reklamës që i bën vetes herë pas here), porse vlerësoka qendrimin e fortë. Flojd Mejuedhër mburri yllin e NBA-së, Kajri Irving, që rezistoi deri në fund duke mos u vaksinuar për koronavirusin, edhe pse kjo i kushtoi që të mos luante gjysmën e ndeshjeve këtë sezon. Shteti i Nju Jorkut, ku është skuadra e tij, Bruklini, pati deri tani rregulla të forta që nuk lejonte të pavaksinuar në aktivitetet sportive dhe kulturore, ndërsa tashmë i ka hequr kufizimet. “Ne nuk mund të ndalemi për aq kohë sa u qëndrojmë fort bindjeve tona, – shkruajti Mejuedhër në rrjetet sociale, – Kajri, unë jam krenar me ty!”
Sfidanti.al