Strakosha tek Interi? Portieri shqiptar ka si “aleat” trajnerin Inzagi

Për momentin, “i çimentuar” në mes të shtyllave është kapiteni Samir Handanoviç. Një portier të tillë si veterani nga Sllovenia nuk mund të lëvizet aq lehtë nga vendi, ndërsa të kujtohen fjalët e dikurshme të Antonio Konte për Mesin se “është më lehtë të lëvizet nga vendi katedralja e Duomos, sesa argjentinasi nga Barcelona”. Gjithsesi, Mesi u largua nga Barcelona, pra përse të mos besohet se Tomas Strakosha mund t’ia zerë vendin Handanoviçit tek Interi. “Il Korriere delo Sporti” tregon variantin se trajneri zikaltër, Simone Inzagi, nuk është i sigurt për vazhdimësinë e Handanoviçit dhe po mendon edhe për Strakoshën, përveçse për portierin e Ajaksit, Onana. Të dy këta të fundit do të jenë me parametër zero sepse përfundojnë kontratat, përkatësisht me Lacion dhe në Amsterdam. Inzagi ka punuar me shqiptarin në kryeqytetin e italian dhe e vlerëson, pasi e ka pasur gjithnjë titullar.

Sfidanti.al