Guardiola tallet me gazetarët, por Simeone thumbon Pepin

Dy trajnerët që do të jenë përballë pas disa orësh në stadiumin “Etihad” thanë fjalët e fundit përpara duelit të Championsit. Pep Guardiola dhe Diego Pablo Simeone nuk e kanë për herë të parë një gjë të tillë, ndonëse emocionet mbeten gjithnjë të mëdha. Guardiola, trajneri i Sitit, u ngacmua nga gazetarët për atë që cilësohet si “fiksim” i tij për ndeshjet e Championsit, për atë që ai mendon më shumë sesa duhet për to, dhe në fund krijon disa taktika të vështira që sjellin dështimin. Jo më kot, siti vjet u mund në finale nga Çelsi që nuk ishte favorit, ndërsa më herët është eliminuar në çerekfinale nga Lioni, Totenhemi, Liverpuli dhe Monako. “Po, po, – tha Guardiola duke u tallur, – unë vërtet stërmendoj për këto ndeshje dhe krijoj taktika idiote. Këtë herë kam menduar që të luajmë me 12 lojtarë”. Më pas pohoi se Atletiko është e rrezikshme dhe se Simeone luan vërtet në mbrojtje, por kur është në gjysmëfushën kundërshtare e di mirë se çfarë bën. Nga ana e tij, Simeone pati një thumbim për katalanasin. “Kurrë nuk kam pasur mundësinë të kem në ekip Ksavin, Iniestën, Busketsin dhe Mesin”, – tha argjentinasi.

Sfidanti.al