Wayne Shaw është kthyer në një idhull për tifozerinë e Sutton, një skuadër që luan në kategorinë e pestë në Angli. Në ndeshjen përballë Arsenal ai u la në stol dhe duke parë takimin ai nuk ka nguruar të hajë një sanduiç. 45-vjeçari që peshon 120 kilogram ka pushtuar rrjetin për shkak të peshës së pazakontë për një lojtar futbolli. Sutton e humbi ndeshjen 2-0