Një shok i ekipit thotë se Ronaldo do luajë për Portugalinë edhe mbi 40 vjeç

Edhe pak mbush 38 dhe në vitin 2024 do të ketë kaluar katër dekada jetë. Kristiano Ronaldo i ka vendosur që tani disa rekorde në futboll, për numrin e golave të shënuar dhe për numrin e golave me ekipet kombëtare, por duket se do të bëjë edhe më shumë. Të paktën kështu thotë shoku i tij tek Portugalia, Zhoze Fonte, i cili parashikon që legjenda të vazhdojë të luajë për kombëtaren edhe pas Euro 2024, pra edhe pasi të jetë 40 vjeç! “Mendoj se Kristiano e bëri të qartë në intervistën e fundit se është ai që vendos se deri kur do të luajë, – tha Fonte, – mendoj se fizikisht ai është shumë mirë. Nëse do të vazhdojë të ndihet kështu, ai do të luajë edhe më tej”. Ronaldo ka 115 gola për Portugalinë dhe ka luajtur 186 ndeshje, pra do të synojë të kalojë shifrën 200 ndeshje dhe të arrijë sa më larg me golat.

Sfidanti.al