Pike mund të kthehet tek Spanja në prag të Botërorit

Trajneri Luis Enrike e ka vlerësuar dhe e ka cilësuar që ai mbetet një lojtar për kombëtaren. Gerard Pike duket se ka vendosur të bëjë një rikthim në seleksionin e Spanjës në prag të Botërorit të Katarit. Qendërmbrojtësi i Barcelonës u largua pas Kupës së Botës së 2018-ës në Rusi duke ia lënë vendin më të rinjve, ndërsa duket se përfundimisht është larguar ish-kapiteni Sergio Ramos që nuk po arrin të luajë (jo më që të shkëlqejë) tek Paris SG. Gjithsesi, rikthimi i Pikesë do të varet nga vendimi i trajnerit. Luis Enrike vërtet e ka vlerësuar, por edhe duhet të mendohet mirë sepse e ka ndërtuar mbrojtjen pa të me lojtarë si Inigo Martinez, Erik Garsia, Ajmerik Laporte dhe Pau Torres.

Sfidanti.al