Fitore, rekord dhe kualifikim për Adetokumbon dhe Miluokin

Ishte një mbrëmje e vështirë, një sfidë tjetër nga ato për titull, edhe pse rivali është pak poshtë në renditje. Miluoki Baks u desh të dilte në Arenën e Bruklinit në Nju Jork përballë dy yjeve vendas Durant dhe Irving, por e përballoi sfidën siç duhet dhe doli prej saj fitues. Janis Adetokumbo, kapiteni i ekipit, shënoi 44 pikë, duke shtuar 14 topa në tabela e 6 asistë. Ai u bë shënuesi më i mirë në historinë e skuadrës së tij duke lënë pas legjendarit Karim Abdul-Xhabar. Rekordi ishte 14 211 pikë, ndërsa tani është 14 215. Ishte tripikëshi në fund të kohës së rregullt nga Adetokumbo që e theu rekordin dhe e dërgoi ndeshjen në kohën shtesë. Në fund Miluoki fitoi 120-119. Me këtë sukses Miluoki u kualifikua për në plej of në një Konferencë Lindore tepër të fortë. Durant shënoi 26 pikë, pati 7 topa në tabela e 11 asistë për vendasit, ndërsa Irving shtoi 25 pikë.

Sfidanti.al