Paris SG dëshiron të lerë pas epokën “Mesi-Nejmar”

Të paktën kështu shkruan e përditshmja “L’Ekip” që thekson se presidenti i klubit, Naser Al Helaifi, nuk dëshiron që gjendja të vazhdojë të jetë kështu si deri tani. Pas vitesh të tëra investimesh për yje të mëdhenj, duke shpenzuar 400 milionë euro për dyshen Nejmar-Mbape, e duke marrë Mesin me rrogë 33 milionë euro në sezon, emiri mendon se ka ardhur koha për një ndryshim rrënjësor. Mbape me gjasë do të shkojë tek Reali, ndërsa Mesi e Nejmar janë “nën lupë”. Besohet më shumë braziliani për shkak të problemeve që krijon në ekip, por edhe opinioni i tifozëve për argjentinasin tashmë është i qartë. Ai nuk ka mundur të japë tek PSG-ja atë që ka dhënë për Barcelonën. Pritet që yjet e mëdhenj të largohen dhe ekipi të ketë lojtarë më të rinj, më të bashkuar dhe me më shumë energji e dëshirë për të luajtur e fituar. Edhe për stolin po mendohet ndryshim me Konten, Zidanin apo Tiago Motën.

Sfidanti.al