Formula 1 fiton “xhek potin” në Las Vegas: 1.3 miliardë USD për 10 vjet!

Do të jetë Çmimi i Madh i tretë që do të mbahet në SHBA. Vendi që mbetet më u fuqishmi në botë nga ana ekonomike (dhe ushtarake), do të ketë një tjetër garë të Formula 1 në truallin e vet, dhe këtë herë në Las Vegas. Mediat ndërkombëtare shkruajnë me të drejtë se “F1 fitoi një xhek pot në “qytetin e mëkatit” sepse do të marrë 1.3 miliardë USD në 10 vjet”. Gara e parë në Las Vegas do të jetë në 2023, ndërsa Botërori do të fitojë rekordin e fituar ndonjëherë në historinë e sportit, sepse kurrë më parë nuk është fituar 1.3 miliardë USD nga një kontratë. Do të ketë gjithashtu një ndryshim të rëndësishëm sepse gara parashikohet të mbahet të shtunën, në një nga dy fundjavat e muajit nëntor.

Sfidanti.al