Trajneri Inzagi më në fund mund të marrë frymë pak më lehtësisht. Interi i tij duket se nuk ka mungesa që peshojnë në sfidën e Serisë A ndaj Juventusit në Torino, ndonëse problemi më i madh i zikaltërve nuk kanë qenë mungesat sesa humbja e besimit dhe e identitetit në lojë. Një provë e vështirë sidoqoftë përballohet më mirë me formacionin-tip dhe ja ku kthehen Brozoviç e De Vraj, përkatësisht në mesfushë e në mbrojtje. Milanezët do të kenë formacionin më të mirë të mundshëm për të dielën me Xhekon dhe Lautaron në sulm, me Brozoviçin, Barelën e Çalhanoglunë në mesfushë, me Damfrisin e Perishiçin në krahë dhe me treshen titullare në mbrojtje, Shkrinuar-De Vraj-Bastoni. Flitet për një finale të vërtetë e cila jo vetëm që nuk duhet humbur, por duhet fituar për të mos lejuar që Milani të arratiset për fare.
Sfidanti.al