Në Katalonjë ende kanë shpresë që Mbapeja të mos shkojë në Madrid

Nuk është se u intereson direkt, pasi nuk janë në garë për të marrë kampionin e botës, veçse çdo sukses i Realit përjetohet si dështim në “Kamp Nou”. Kilian Mbape ende nuk është e vendosur se ku do të luajë sezonin e ardhshëm, ndonëse besohet se do të shkojë pikërisht në “Santiago Bernabeu”, veçse mediat katalanase përforcojnë çdo sinjal negativ për “merengesit”. Lajmi i fundit që jep “El Mundo Deportivo” është që njerëzit pranë Mbapesë nuk e kanë me sy të keq një rinovim me Paris SG, pra nuk e kanë pritur keq ofertën e fundit të klubit francez. Kjo kontratë, sipas mediave, është 2-vjeçare me të drejtë që Mbapeja ta zgjedhë përfundimisht të ardhmen e tij në 2023, përveçse do të ketë rrogë shumë të lartë dhe do t’i lihen 100 për qind të të ardhurave nga i imazhi.

Sfidanti.al