Kaq nuk i ecën Partizanit me Vllazninë, saqë i duhet VAR-i për të mos humbur

Ka kohë që të kuqtë nuk po shohin ditë të bardhë ndaj shkodranëve, dhe askush nuk e harron atë që ndodhi vjet kur fitorja e Vllaznisë në “Arenën Air Albania” praktikisht i hoqi titullin Partizanit. “Mallkimi” vazhdon sepse ekipi kryeqytetas sërish nuk po arrin të fitojë. Përfundoi barazim 0-0 në “Elbasan Arenë” ndeshja e parë gjysmëfinale e Kupës së Shqipërisë, një përballje shumë e rëndësishme për të dyja skuadrat, sidomos për të kuqtë. Jo vetëm që ata janë tani në pozicion më të pafaforshëm për të shkuar në finale, por edhe patën nevojë për një ndërhyrje të VAR-it që të mos humbisnin. Vllaznia shënoi në minutën 3-të shtesë, ndërsa ndeshja po përfundonte, por goli i Aralicës u anulua për faull ndaj Belicës. Shkodranët protestuan, por arbitri u mbështet tek pamjet e VAR-it. Tashmë, pritet sfida e dytë në Shkodër, ku vendasit padyshim që janë më të favorizuar për të shkuar në finalen e Kupës, dhe të realizuar objektivin, kualifikimin në kupat e Europës.

Sfidanti.al