A është helmuar Abramoviçi dhe kush ia ka bërë?!

Itinerari që ka ndjekur dhe lidhja e ngjarjeve me njëra-tjetrën nuk shpjegojnë shumë. Roman Abramoviç ishte një ndërmjetës i bisedimeve mes Rusisë dhe Ukrainës (që në 28 shkurt në Bjellorusi), në mes të sulmit ushtarak rus të vendit fqinj, ndërsa lajmet janë që ai mund të jetë helmuar ndërsa ka qendruar në Kiev. Bisedimet janë zhvilluar në 3 mars në kryeqytetin ukrainas, kur besohet se miliarderi rus është ndjerë keq. Në 4 mars, ai u transportua nga Lvivi në Poloni dhe më pas në Stamboll ku shkoi në spital për kontrolle dhe mjekime. Në 14 mars, sipas mediave, pronari i Çelsit të Londrës ka qenë në Tel Aviv të Izraelit, ndërsa në 15 mars në Moskë ku është pritur në Kremlin nga presidenti rus, Vladimir Putin. Më pas është kthyer sërish në Stamboll. Nuk është e qartë nëse vërtet ai është helmuar, dhe nëse po, kush mund ta ketë bërë. Ukrainasit? Presidenti Zelenski, me origjinë hebraike ashtu si Abramoviçi, ka ftuar qeverinë britanike që të mos vendosë sanksione ndaj rusit. Nga ana tjetër, Putini e ka ndërmjetës në bisedime, dhe nuk ka informacion që pronari i Çelsit ta ketë tradhëtuar, aq më tepër që 12 ditë pas helmimit të dyshuar, ata janë takuar në Moskë.

Sfidanti.al