Anglia është mediokre, por jo Harri Kejni që barazon Bobi Çarltonin

Kapiteni është tani në të njëjtën lartësi me një ish-kapiten, edhe pse flasim vetëm për golat sepse kampion i botës si Sër Bobi nuk ka mundur ende që të bëhet. Gjithsesi, ishte një mbrëmje e rëndësishme për Harri Kejnin që shënoi gol për Anglinë në suksesin 2-1 kundër Zvicrës në “Uembli”. Me këtë rrjetë, sulmuesi i Totenhemit arriti në 49 gola, baraz me Bobi Çarltonin. Përpara Kejnit ndodhet vetëm Uejn Runi me 53 gola, por është e sigurt se rekordi i rrjetave tek “tre luanët” do të thyhet. Jo vetëm kaq, por Kejni ka 49 golat në vetëm 68 ndeshje e duke qenë ende i ri, 28 vjeç. Nga ana tjetër, Sër Bobi i ka 49 rrjeta në 106 ndeshje, ndërsa Runi ka 53 në plot 120.

Sfidanti.al