Barcelonës i rritet vlera e kartonëve të yjeve të rinj Gavi, Arauho e Niko!

Kalojnë muajt dhe skuadra katalanase jo vetëm që po rritet në fushën e lojës, por edhe në vlerën e futbollistëve të saj. Kjo vlen më shumë për të rritur autoritetin e skuadrës sesa për të mbushur arkat, pasi Barça nuk parashikon të transferojë në dalje ndonjë nga yjet e rinj. Mediat në krahinën autonome tregojnë për rritjen e vlerës së kartonëve të Gavit, Ronald Arauhos dhe Nikos. Gavi ka kaluar nga 40 në 60 milionë euro. Kjo do të thotë se ai është barazuar me Ansu Fatiun dhe lihet pas vetëm nga dy lojtarë katalanas, Pedri dhe Frenki De Jong. Pedri arrin në 80 milionë euro, ndërsa De Jongu deri në 75 milionë. Edhe Ronald Arauho si dhe Niko e kanë rritur vlerën me nga 5 milionë euro secili. Qendërmbrojtësi arrin në 40 milionë, ndërsa Niko në 25 milionë euro.

Sfidanti.al