Salah apo Levandovski? Ksavit i pëlqen më shumë egjiptiani

Sipas mediave në Spanjë dhe në Gjermani, sulmuesi polak i Bajernit ka shprehur dëshirën për të luajtur për Barcelonën. Robert Levandovski me gjasë nuk beson se do të rinovojë sipas kushteve të tij në Mynih dhe Spanja duket vendi i premtuar. Në fillim ishte Reali që e priste, ndërsa tani Barça. Gjithsesi, trajneri katalanas, Ksavi Hernandez, mendohet se pëlqen më shumë Mohamed Salahun e Liverpulit. Egjiptiani mund të përshtatet më mirë me skemat e Ksavit, me “9”-ën e fshehur, ndërsa është tepër i lëvizshëm, edhe pse mjaft egoist. Levandovski është më shumë qendërsulmuesi klasik. Të shohim sesi do të jetë gjendja e parave, sepse Barcelona fillimisht donte Erling Halandin.

Sfidanti.al