Djali i saj nuk ka ngurruar kurrë që ta lumturojë duke i sjellë trofetë e fituar në karrierën si trajner. Kështu bëri Roberto Mançini me mamanë e tij, Marianën, kur i dha për të prekur kupën e Premier Ligës, po ashtu titujt me Interin fituar më parë, si dhe trofeun e Euro 2020-ës që e fitoi me Italinë verën e kaluar. Këtë herë, Manço nuk do të arrijë ta bëjë sepse kombëtarja e të kaltërve e drejtuar nga ai u eliminua në gjysmëfinalen e plej ofit të Kupës së Botës. Mamaja Mariana, pavarësishtd dashurisë dhe dobësisë për të birin, nuk ngurroi të bënte një vërejtje teknike. “Unë do të kisha marrë Balotelin”, – tha ajo. Kjo, sepse Italia kishte probleme me sulmuesit, duke qenë në dispozicion vetëm Imobile apo Insinje.
Sfidanti.al