Skuadrat vendosën se nuk ka asnjë rrezik pavarësisht nga sulmi në rafinerinë e naftës vetëm nja 20 km larg nga Xheda. “Ne jemi të sigurt këtu”, – tha shefi i Mercedesit, Toto Volf, ndërsa u la pas frika nga goditja me raketë që me siguri do të jetë bërë nga ata që quhen “rebelët huthi” në Jemen. “Mos vallë po del tym nga makina ime”, – u ngatërrua kampioni i botës, Maks Verstapen, por pastaj u kuptua se ishte sulm ndaj rafinerisë. Në provat e lira fitoi sërish Ferrari i Sharl Lëklerkut, që la pas pikërisht Verstapenin me Red Bull. Koha e pilotit të “kokëkuqes” ishte 1’30”074, ndërsa holandezi ishte me vonesë prej 139 të mijtat. Karlos Sainz i Ferrarit ishte i treti, ndërsa Sergio Perez me Red Bullin në vend të katërt. Vetëm pas tyre ishin dy Mercedesët, me Ljuis Hamiltonin që ishte më shumë se 4 të dhjetat më i ngadalshëm, por pak më i shpejtë se shoku i skuadrës, Rasëll.
Sfidanti.al