Hetimi duket serioz dhe ka kohë që ka nisur. Në Torino, vazhdojnë thirrjet në prokurori dhe tani ka ardhur radha e futbollistëve. i pari që shkeli derën e “shtetit” ishte Paulo Dibala, e “La Gazeta delo Sport” shkruan se argjentinasi u pyet për 3 orë me radhë. Pas tij e kanë radhën lojtarët e tjerë, ndërsa dyshimet e organeve hetimore janë lidhur me falsifikimet në bilanc lidhur me rrogat, sidomos me akordin për uljen e tyre për 4 muaj në kohën e pandemisë. Këtyre u shtohen hetimet për “plusvalencat”. Nuk dihet nëse do të ketë një përfundim të keq për Juventusin, siç ndodhi në 2006 në kohën e “Kalçopolit”, apo gjithçka do të mbyllet me dënime të vogla. Nuk dihet edhe nëse në Itali do të diskutohet mbi rëndësinë e klubit torinez, apo do të zbatohet ligji deri në fund. Dënimi i 2006-ës tregoi se jo gjithnjë ia heq edhe kur je emër i madh.
Sfidanti.al