A do të vazhdojë Luis Enrike tek Spanja edhe pas Botërorit?!

Në Madrid thonë se dyshimet janë të shumta për të ardhmen e trajnerit, I cili është vërtet tepër I vlerësuar. Tekniku nga Asturia është e sigurt se do ta drejtojë Spanjën në Kupën e Botës në Katar, por që nga viti 2023 nuk dihet se çfarë do të bëjë. Me gjasë, Luis Enrike do të dojë të kthehet në stolin e një ekipi klubi, dhe ambicia ndoshta më e madhe do të ishte në skuadër të Premier Ligës. Barcelona ka Ksavin, Luis Enrike ndoshta nuk do ta donte Realin, ndërsa Seria A sot ndoshta duket “e vogël” për të. Në Federatën Spanjolle të Futbollit thonë se do të bisedojnë që trajneri ta rinovojë kontratën, e ndoshta ai do të ketë dëshirë të drejtojë “Furitë e Kuqe” edhe në Euro 2024, por në “rezervë” janë Marselino dhe Valverde.

Sfidanti.al