Nuk dihet se çfarë mund t’u ketë bërë futbollisti i krahut që erdhi tek Paris SG nga Interi, por mediat franceze shkruajnë se ai dëshiron që të largohet sa më shpejt nga skuadra. Media “RMC” informon se mbrojtësit të Marokut i ka ardhur në majë të hundës nga sjellja e yjeve amerikanojugorë të PSG-së, përfshi edhe Mesin. Nejmar, si gjithmonë jepet shkaku i parë i pakënaqësisë. Sipas RMC-së, Hakimi nuk ka raport të mirë as me Di Marinë, Paredesin apo Markinjosin (meqë këta janë nga Amerika Latine). Klubi francez pagoi 60 milionë euro për kartonin e tij dhe futbollisti ka kontratë që vazhdon, ndaj nuk do të jetë e lehtë që të largohet, por gjendja është pikërisht e tillë, të paktën sipas RMC-së.
Sfidanti.al