Italia e luan në “shtëpi, superfinalen botërore me Argjentinën, në “Uembli”!

Është stadiumi u u kurorëzua korrikun e kaluar duke realizuar një ëndërr që e kishte që nga viti 1968. Italia u bë më në fund kampione e Europës në “Uembli” të Londrës, në finalen e madhe dhe shumë emocionuese ndaj Anglisë vendase, ndërsa tani do të luajë një tjetër finale po aty, në “Uembli”. UEFA njofton se në 1 qershor në ish-stadiumin imperial britanik do të luhet supersfida Itali-Argjentinë, një lloj finaleje botërore, edhe pse jo në një Kupë Bote. Italia është kampione e Europës dhe Argjentina e Mesit është kampione e Amerikës së Jugut. Për Të Kaltrit e Roberto Mançinit mund të thuhet edhe se po luannë në “shtëpi”, pasi janë në Europë dhe në të njëjtin stadium ku fituan titullin e madh.

Sfidanti.al