Nadal ndalet në Indian Uells, por e synon “fronin” e Gjokoviçit

Tenisti serb u rikthye si numri 1 i botës për meshkuj këtë të hënë, por tashmë ai ka një rival të ri (dhe njëkohësisht, të vjetër). Rafael Nadali vërtet u mund në finalen e turneut Indian Uells në SHBA nga Tejlër Fritz, por fitoi aq pikë saqë të ngjitej në vendin e 3-të të renditjes botërore ATP. Tenisti spanjoll ka tani 7 715 pikë (duke lënë pas Zverevin), 750 më pak sesa Novak Gjokoviçi. Në vend të dytë është rusi Danil Medvedev, që ishte i pari për 3 javë, dhe që tani ka 20 pikë më pak se “Nole” dhe 730 më shumë sesa Rafa. Edhe nëse do të kishte fituar në Indian Uells, 35-vjeçari nuk do të kishte dalë dot i dyti. Nadali fitoi 20 ndeshje dhe 3 tituj derisa erdhi humbja e parë e vitit, pasi triumfoi në ATP 250 në Melburn, Australian Open dhe ATO 500 në Akapulko.

Sfidanti.al