Regbi, fitore historike e Italisë në Kupën e 6 Kombeve

Kishte 36 humbje radhazi, një seri që dukej se nuk do të përfundonte kurrë, ndërsa të kaltrit dukeshin si “viktimat e paracaktuara” në Kupën më të madhe të regbisë në Europë. Gjithsesi, edhe të vegjlit mund të fitojnë, e mund të thyejnë të mëdhenjtë dhe Italia ia doli pikërisht ndaj Uellsit, madje në Kardif. Një aksion në fund i kryer në mënyrë individuale nga Kapuoco (Capuozzo) i dha italianëve fitoren 22-21. Kjo ishte ndeshje e javës së fundit të Kupës së 6 Kombeve, dhe Italia shpëtoi nga përfundimi me të gjitha humbje. Të kaltrit e mbyllin në fund me 4 pikë, por Uellsi (kampion në fuqi) del në vend të parafundit me 6 pikë.

Sfidanti.al