“Italia dështoi në Champions sepse Seria A nuk di të luajë!”

Fjala është për lojën sulmues, për spektaklin, në kundërshtim me nivelin e lojtarëve që kampionati i ka. Ky është përfundimi në të cilin del “La Gazeta delo Sport” pasi analizon paraqitjen e skuadrave italiane në Ligën e Kampionëve. Në çerekfinale nuk ka asnjë skuadër nga Apeninet, dhe kritikat më të mëdha janë për Juventusin, që u eliminua i fundit. “Eliminimi i Juves ishte një disfatë, – shkruan e përditshmja, – në kampionatin tonë, komponenti “lojë” nuk është kurrë në nivel të barabartë apo superior në krahasim me cilësinë e lojtarëve”. Gjithsesi, “La Gazeta” shkruan se Atalanta, Milani dhe Interi bënë edhe gjëra të mira ndonëse u mundën. Atalanta dhe Milani u eliminuan në grup, ndërsa Interi në raundin e dytë, ashtu si Juventusi.

Sfidanti.al