Liverpuli mund të jetë mbi Sitin, përpara sesa kampionët të dalin në fushë!

Përtej ndeshjes ndaj Notingem Forestit në Kupën e Anglisë, të kuqtë do të luajnë edhe kundër Uatfordit në Premier Ligë. Kjo do të ndodhë përpara sesa Mançester Siti të dalë në fushë në 2 prill, pas ndërprerjes së kampionatit, dhe kjo thotë se ekipi i trajnerit Jurgen Klop mund të jetë 2 pikë mbi kampionët, dhe presioni mbi djemtë e Pep Guardiolës do të ishte i madh. Në 9 ndeshjet e mbetura në Premier Ligë, Siti ka një avantazh, që e pret Liverpulin në “Etihad” në 10 prill, ndërsa të kuqtë kanë avantazhin se do të luajnë 5 ndeshje brenda e 4 jashtë, ndërsa “qytetarët” 4 ndeshje brenda dhe 5 jashtë. Siti kryeson Premier Ligën me 70 pikë ndaj 69 tw rivalëve.

Sfidanti.al