Çfarë arritjeje për Murinjon e Kumbullën: Këta 5 vjet nuk ka italiane në Europë si Roma!

Nuk është supozuar ndonjëherë që mund të fitojnë ndonjë trofe kontinental, të paktën jo kohët e fundit. Ishte ndryshe për Romën e Prucos, Bruno Kontit apo Falkaos, si dhe për ekipin e Françesko Totit, De Rosit apo Montelës, ndërsa verdhekuqtë e sotëm nuk “ta mbushin syrin aspak”. Gjithsesi, Roma në 5 vitet e fundit ka qenë ekipi më konstant i Italisë në kupat europiane. Kryeqytetasit arritën për të tretën herë në 5 vjet çerekfinalet, diçka që e kishin bërë në 2017-2018 në Champions (të eleminuar nga Liverpuli që doli në finale) dhe në 2020-2021 në Ligën e Europës. Këtë vit, ekipi ka qenë me Zhoze Murinjon në stol dhe Marash Kumbullën zakonisht në fushë.

Sfidanti.al