Sa shumë e duan Gavin, do të mundet ta mbajë Barcelona yllin e ri?!

Mediat angleze shkruajnë se Mançester Junajtidi, Liverpuli dhe Çelsi po e ndjekin situatën e mesfushorit katalanas me shpresë që të mund të përfitojnë nga ndonjë dobësi e Barcelonës. Kontrata e Gavit në “Kamp Nou” vlen deri në 2023, pra mbetet pak më shumë se një vit, ndërsa deri në 30 qershor 2022 ai ka një klauzolë transferimi prej 50 milionë eurosh. Kjo do të thotë se klubet angleze do të donin ta merrnin përpara kësaj date, dhe për një çmim qesharak për talentin e tij, ndërsa më pas klauzola parashikohet në 100 milionë euro. Sipas mediave katalanase, Gavi dhe klubi janë shumë larg nga njëri-tjetri në bisedimet për kontratën e re. Në moshë 17-vjeçare ai cilësohet si një nga talentet më të mëdhenj të Barcelonës dhe të Spanjës.

Sfidanti.al