Në Itali, stadiumet me 100% nga nisja e muajit tjetër, shpresohet të mos jetë “gënjeshtër e 1 prillit”

Ndryshimi është parashikuar për fare pak ditë, rreth 2 javë. Mediat italiane tregojnë se autoritetet shëndetësore dhe ato shtetërore do të ndryshojnë rregullat për koronavirusin, duke hequr kufizimet për stadiumet, pallatet e sportit dhe sallat e artit, si kinema, teatër etj. Kapaciteti do të lejohet në 100 për qind që nga 1 prilli, ndonëse njerëzit do të duhet të kenë pasaportën e blertë që jepet për vaksinimin e plotë ndaj Kovidit.

Sfidanti.al