Nojer: Kjo fitore ishte një paralajmërim i Bajernit për Europën

U rikthye dhe ishte më së shumti spektator. Kapiteni i bavarezëve pësoi vetëm një gol, ndërsa shokët e tij shënuan 7, me Bajernin që u kualifikua në mënyrën më të bujshme të mundshme për në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve. Manuel Nojer ishte një stabilizues për mbrojtjen, me rolin e tij udhëheqës, ndërsa ka plane të mëdha për këtë sezon. “Kjo fitore (ndaj Salcburgut) ishte një paralajmërim i yni (për Europën), – tha ai, – mendoj se luajtëm shumë mirë që nga fillimi dhe jemi të lumtur me atë që bëmë. Këtë herë, ne ishim ndryshe nga kohët e fundit, nuk i lejuam kundërshtarit të krijonte shumë raste. Shpresoj që të vazhdojmë kështu”. Bajerni arriti fitoren e 7-të me 7 apo më shumë gola në Champions, duke qenë një rekord i madh, pasi rivalët më të afër kanë dy herë më pak ndeshje të tilla.

Sfidanti.al