Brohoritjet e “Bernabeut” ishin ftesa madrilene për Kilian Mbapenë!

Gjatë nxemjes pati disa ngacmime nga disa tifozë të caktuar, por e vërteta ishte që stadiumi ishte ende shumë pak i mbushur. Gjithçka ndryshoi kur erdhi ora e ndeshjes dhe kur Reali e Paris SG dolën në fushën e lojës në “Santiago Bernabeu”. Spikeri shqiptoi emrat e lojtarëve dhe padyshim që për ata vendas brohoritja ishte e madhe. Kur erdhi puna tek PSG-ja, lojtarët francezë u pritën me vërshëllima, sidomos Lionel Mesi, armiku i përjetshëm, veçse pati një pritje krejt tjetër për Kilian Mbapenë. Me t’u thënë emri i tij, stadiumi mitik brohoriti fuqishëm. Ishte kjo mirëseardhja përpara kohe e publikut për sulmuesin 23-vjeçar që cilësohet si futbollisti më i mirë i botës për momentin. Tifozët shpresojnë që ai të zgjedhë Realin verën e ardhshme, ashtu siç janë edhe parashikimet.

Sfidanti.al