Premtimi i Salahut: Godita dy shtylla, ndoshta ndeshjen tjetër shënoj 3 gola!

Nuk ishte mbrëmja e tij, jo sepse nuk vrapoi e nuk luftoi, por sepse nuk realizoi dot në ato mundësi që iu dhanë. Mohamed Salah doli me “duar bosh” nga “Anfildi” në ndeshjen e Championsit ndaj Interit, ndonëse nuk deshi ta bënte dramë. Sulmuesi egjiptian goditi dy herë shtyllën në pjesën e dytë, raste që herë të tjera i ka kthyer në gol. “Gjëja kryesore është që ne u kualifikuam, – u shpreh Salahu për BT Sportin, – Interi është skuadër e vështirë. Ne fituam jashtë fushe, dhe gjëja kryesore që kaluam turin. Unë godita dy herë shtyllën, dakord, ndoshta në ndeshjen tjetër shënoi 3 gola. Ne humbëm dhe kjo do të na shkundë disi, ishte një ndeshje e mirë për të mësuar. Ne duam që të fitojmë Championsin dhe Premier Ligën”.

Sfidanti.al