Skuadra po ecën mirë, edhe pse po vuan, dhe Dushan Vlahoviç është një përforcim i madh. Gjithsesi, jo gjithçka mund të thuhet se po ecën mirë për Juventusin dhe trajneri Masimiliano Alegri ka mjaft arsye të jetë i shqetësuar. Ndeshja në fushën e Sampdorias mund të cilësohet e pranueshme, por kur ke 7 lojtarë të dëmtuar, 1 të pezulluar dhe dy në dyshim për të luajtur, problemi quhet i madh. i skualifikuar është Bernardeski, ndërsa jashtë sfidës së të shtunës në orën 18:00 janë Kieza, Kielini, Aleks Sandro, Mekkeni, Kaio Zhorge, Zakaria dhe Bonuçi. Për më tepër, vështirë se luajnë De Shilio e Dibala, ndërsa të rrezikuar për pezullim nëse marrin një karton janë Morata e Vlahoviç. Problemi tjetër është mungesa e akordit me Dibalën. Ishte lënë një takim, por nuk u bë asgjë, dhe pritet që bisedimet të zhvillohen pas ndërprerjes së kampionatit në fund të këtij muaji. A do ta rinovojë kontratën kapiteni? Duket e vështirë, ndërsa takimi i fundit i palëve ishte tetorin e kaluar.
Sfidanti.al