Siti be barazim në çerekfinale të Champions, bateritë i shkarkoi ndaj Junajtidit!

Është vështirë të luash në maksimum kur ke zhvilluar një ndeshje të ashpër në fundjavë në Premier Ligë. Klubet angleze e kanë këtë problem, dhe e provoi Liverpuli një mbrëmje më parë ndaj Interit, si dhe Mançester Siti në “Etihad” kundër Sportingut të Lisbonës. Trajneri Pep Guardiola, pas fitores 4-1 ndaj Mançester Junajtidit në kampionat, bëri shumë ndryshime në formacion, edhe më shumë gjatë lojës, dhe në fund u detyrua të kënaqej me një 0-0. Siti dominoi, por jo me atë mënyrën e tij karakteristike, ndërsa fitorja 5-0 në Portugali ndikoi shumë.

Kampionët e Anglisë nuk deshën të lodheshin dhe nuk shpenzuan shumë, ndërsa sfidat në Premier Ligë do të vazhdojnë të jenë shumë të vështirë. Të rinj si Egan-Rilej, Mekati apo Mbete-Tatu ose ishin titullarë, ose zëveëndësues, Fernandinjo u kthye në mesfushë, Gabriel Zhezus e Stërling ishin titullarë në sulm, ndërsa nga titullarët e përhershëm ishin vetëm Ederson, Laporte, Bernardo Silva apo Foden. Jo keq për të arritur çerekfinalen ku bashkë me Sitin janë edhe Liverpuli, Reali e Bajerni i Mynihut.

Man. Siti (4-3-3): Ederson (Karson 73’), Egan-Rilej, Stouns, Laporte (Mbete-Tatu 84’), Zinçenko, Gyndogan, Fernandinjo, Bernardo Silva (Mahrez 46’), Foden (Mekati 46’), Gabriel Zhezus, Stërling.

Sfidanti.al