Që nga 2015-ta e deri më sot ka qenë një makineri e vërtetë që ka prodhuar rrjeta, padyshim edhe shumë pikë dhe mjaft trofe. Robert Levandovski ka nisur të jetë i jashtëzakonshëm pak si vonë, që nga mosha 26-vjeçare, por me të futur “marshin e pestë” nuk diti të ndalonte. Me 3 golat ndaj Salcburgut në Champions, sulmuesi i Bajernit arriti në 42 gola këtë sezon. Që nga viti 2015 e deri më sot janë 7 sezone dhe polaku ka shënuar gjithmonë 40 gola apo më shumë. Veterani 33-vjeçar mund të shënojë edhe shumë të tjerë sepse Bajerni ka mjaft ndeshje në Bundesligë, si dhe të paktën 2 sfida çerekfinale në Ligën e Kampionëve, për të mos thënë më shumë.
2015-2016 42
2016-2017 43
2017-2018 41
2018-2019 40
2019-2020 55
2020-2021 48
2021-2022 42
Sfidanti.al