Miluoki vazhdon ngjitjen për lart, me Janisin e shkëlqyer!

Adetokumbo shënoi 39 pikë, ndërsa kampionia në fuqi e NBA-së e ka gjetur më në fund rrugën e fitoreve radhazi. Miluoki Baks fitoi thellë, 142-115 në fushën e Oklahomës duke pasur tani 5 suksese njërin pas tjetrit këtë sezon. Kapiteni shtoi 7 topa në tabela, 7 asisë, 3 vjedhje topi, 1 bllokim gjuajtjeje, ndërsa u tregua shumë i kujdesshëm gjatë lojës duke e humbur topin vetëm një herë. Kris Midëlton shtoi 25 pikë dhe 9 asistë në një mbrëmje kur Holidei nuk ishte në maksimum (13 pikë). Gjithsesi, mendoi Bobi Portis që realizoi 18 pikë dhe kapi 14 topa në tabela. Miluoki ka tani 41 fitore e 25 humbje, duke qenë në luftë për dy vendet e para në Konferencën Lindore, edhe pse Çikago, Bostoni dhe Klivlendi nuk janë aspak larg.

Sfidanti.al