Trajneri i Liverpulit theksoi faktin se skuadra e tij arriti të godiste tri herë shtyllën pa qenë në nivel të shkëlqyer, ndërsa kritikoi djemtë për faktin që e humbën ndeshjen. “Ne nuk hymë në lojë për të humbur, – tha tekniku gjerman, – humbja nuk ishte aspak e këndshme, ndonëse Interi është skuadër shumë e fortë, e ndërtuar për ndeshje të tilla. Ne humbëm shumë raste. Nëse do të kishim luajtur siç duhet, do të kishim fituar”. Klopi nuk i kritikoi lojtarët për topat e shumë të humbur. “Janë gjëra që ndodhin në futboll, – tha ai, – sidomos në një mot me erë të fortë dhe kur topi ishte në ajër nuk mund ta kuptoje se ku do të shkonte. Kundër presingu ynë nuk ishte i duhuri, ne ishim pranë dyluftimeve, por jo në dyluftime, ne nuk gjetëm momentin tonë, ritmin tonë, dhe kjo ishte gjëja që na mungoi”.
Sfidanti.al